Transmetuar më 17-05-2016, 09:52

Ministria e Drejtësisë në përgjigje të shqetësimit publik, të bërë prezent në median vizive, veçanërisht në emisionet ku zëri i qytetarëve dëgjohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, pranë Agjencisë të Trajtimit të Pronës nga dita e hënë nisi nga funksionimi një numër telefonik, i vendosur pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun, nëpërmjet të cilit qytetarët mund të kërkojnë dhe të marrin informacion të përgjithshëm në lidhje me procesin e trajtimit dhe kompensimit të pronës.

Agjencia e Trajtimit të Pronës ju bën me dijeni se numri i telefonit është (04) 2256642 ndërkohë që një punonjës i sektorit të marrëdhënieve me publikun do të jetë në dispozicion për t’iu përgjigjur qytetarëve mbi dokumentacionin që duhet paraqitur nga ana e tyre lidhur me shërbimin që kërkojnë, si dhe afatet dhe procedurat që duhet të ndjekin.

Gjithashtu Agjencia e Trajtimit të Pronës njofton se numri është funksional prej datës 16.05.2016 dhe ndodhet i publikuar në faqen zyrtare http://www.akkp.gov.al/, si dhe në ambientet e kësaj agjencie.