Transmetuar më 17-05-2016, 09:32

Shenjat në lëkurën e fëmijëve pas lindjes, shpesh vijnë prej sforcimeve të nënës, por ato zhduken me kalimin e kohës.

Por nuk ka ndodhur kështu me një fëmijë të lindur në nëntor të vitit 2015, i cili në ballë ka një shenjë të veçantë, një zemër në qendër të tij.

Prindërit anglezë nga Lincolnshire, mbetën të befasuar kur panë njollën e të bijës në lëkurë, por pasi u siguruan nga mjekët se nuk bëhej fjalë për diçka shqetësuese, mbetën pa fjalë.

Ata e publikuan foton e saj në rrjetet sociale, duke bërë që të përhapet me shpejtësi.

Prindërit e quajnë të bijën “fëmija Kupido”, për më tepër që ngjizja e sajj përkon me Shën Valentinin./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd