
Tiranë, 17 maj 2016, NOA.al- Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është vënë në prangat e policisë së kryeqytetit.
Xhevahir Poleshi, 26 vjeç u ndalua ditën e djeshme nga efektivët e komisariatit nr.3 për llogari të Interpol.
I riu ishte shpallur në kërkim në 12 maj, nga Zyra Qendrore Interpol Tirana pasi, Interpol Roma ka bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar me datë 4 maj, në bazë të vendimit penal të Gjykatës së Genova, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhjes”.
Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt shtetit fqinj./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





