Transmetuar më 16-05-2016, 20:27

Një vajzë 23-vjeçare, ka përjetuar një aventurë të keqe pasi është sulmuar nga një peshkaqen i vogël në Florida, në zonën Boca Aton.

Ajo ishte duke notuar, kur peshkaqeni e ka sulmuar në krah dhe nuk e lëshonte. Pasi mbërriti në breg, ajo është ndihmuar nga kalimtarët, të cilët kanë nxituar ta lirojnë, por ajo është dërguar në spital së bashku me peshkaqenin e vogël në krahun e djathtë.

Peshkaqenët e vegjël, mund të afrohen shumë pranë bregut dhe zakonisht nuk i sulmojnë njerëzit. Ndoshta ai është ngacmuar nga njerëzit që ndodheshin në ujë. Në fund, peshkaqeni i vogël ngordhi./f.g/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd