






Këngëtarja Sinead O’Connor raportohet se është zhdukur dhe policia thotë se ekziston rreziku që ajo të bëjë vetëvrasje.
Këngëtarja e njohur irlandeze kishte dalë për shëtitje të dielën në mëngjes në Chicago dhe nuk është kthyer duke detyruar të afërmit që të lajmërojnë autoritetet për zhdukjen e saj.
Krijuesja e hitit “Nothing Compares 2 U”, sipas alarmimit, nuk është në gjendje të mirë mendore dhe ekziston rreziku që ajo të bëjë vetëvrasje, raporton “TMZ”, shkruan koha.net. Një rrezik i tillë vjen pasi O’Connor kishte postuar një mesazh të rëndë muaj më parë në Facebook.
“Dy netët e fundit më kanë shkatërruar. Jam në mbidozë. Nuk ka mënyrë tjetër për të fituar respekt. Nuk jam në shtëpi, jam në një hotel, diku në Irlandë, me një emër tjetër”, kishte shkruar ajo.
Ky mesazh besohet se kishte ardhur pas problemeve me ish-burrin Donal Lunny për kujdestarinë e djalit 11-vjeçar Shane. O’Connor ka tentuar të vrasw veten më herët nw vitin 2012 dhe në moshën 33-vjeçare më 1999.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





