


Itali, 16 maj 2016, NOA.al – Pas një serie inspektimesh të kryera në bashkëpunim me zyrtarët e Doganave, agjentët e Policisë Kufitare dhe Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza e Brindisit ka arritur të sekuestrojnë rreth 310 kg lëndë narkotike e llojit marijuana.
Sipas mediave italiane droga ishte e fshehur në një kamion me targa shqiptare, ndërsa u identifikua nga policia në doganën e Costa Morena, Itali. Mësohet se kamioni kishte ardhur nga Shqipëria e po drejtohej në Venecia.
Gjatë kontrollit të kryer, policia doganore ka arritur të gjejë drogën e fshehur mes pllakave të xhamit, ndërsa në pranga është vënë drejtuesi i kamionit një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





