Transmetuar më 16-05-2016, 17:36

Sot mund të jeni veçanërisht krijues dhe për këtë do të tërhiqni vëmendjen e partnerit/es. Beqarët do ëndërrojnë më shumë seç duhet dhe do zhgënjehen. Në planin financiar do jeni goxha me fat.

Dashi

Të lindurit ditën e diel ose të martë, që janë në një lidhje dashurie, duhet të bëjnë shumë kujdes për të mos i ikur situata nga duart. Beqarët nuk duhet të nxitohen në hapat që do hedhin, ndryshe do pendohen. Për financat do jetë ditë delikate.

Demi

Sot mund të jeni veçanërisht krijues dhe për këtë do të tërhiqni vëmendjen e partnerit/es. Gjeni mënyrën që të mos i humbisni këto raste. Beqarët nuk do lodhen për princin e kaltër sepse do i dalë vetë në rrugë. Financat nuk do kenë probleme.

Binjakët

Do të jenë të shumtë ata që do t’ju “kthejnë kurrizin” sot, por mos u shqetësoni pasi partneri/ja do jetë me ju. Në fund do të triumfoni përpara tyre. Beqarët do ndihen të plotësuar dhe do marrin vendime të rëndësishme. Financat me probleme.

Gaforrja

Çështje të së kaluarës duhen zgjidhur, pasi mund të jenë një shtysë për të prishur harmoni e marrëdhënies suaj në çift. Beqarët do ëndërrojnë më shumë seç duhet dhe do zhgënjehen. Financat do varen tërësisht nga menaxhimi juaj.

Luani

Do të kaloni një mbrëmje në shoqërinë e njeriut tuaj të zemrës. Do të hidhni hapa të rëndësishëm. Beqarët duhet të tregohen më të shkathët dhe të nisin të kërkojnë dashurinë. Në planin financiar do jeni goxha me fat.

Virgjëresha

Duhet ta hidhni ju hapin e parë. Në marrëdhënie do të inkurajoheni nga një ngjarje pozitive. Kjo do t’ju japë shtysë për shumë gjëra. Beqarët do kenë takime të njëpasnjëshme dhe do ndryshojnë shumë shpejt status. Financat do jenë të mira.

Peshorja

Sot do të jeni në qendër të vëmendjes së partnerit/es suaj dhe kjo do të rrisë besimin në vetvete. Në punë duhet të mësoheni të bashkëpunoni, ndryshe do të hasni vështirësi. Beqarët nuk duhet t’i kalojnë limitet e joshjes. Gjendja e financave nuk do të jetë aq e mirë.

Akrepi

Vazhdon faza e favorshme për ju të dashuruarit. Duhet të hidhni hapa të mëtejshëm, por gjithmonë duke ruajtur bilancet. Beqarët do të përjetojnë kënaqësi të mëdha dhe do jenë të paparashikueshëm. Financat do varen nga menaxhimi.

Shigjetari

Nuk do të dini t’i justifikoheni partnerit/es për një sjellje të pakëndshme që keni pasur kundrejt tij. Duhet ta gjeni një mënyrë. Beqarët do fillojnë të pëlqejnë një person të cilin prej kohësh e kanë pasur pranë. Ditë e mirë për financat.

Bricjapi

Shumë gjëra nuk ju falin kënaqësi dhe do të donit shumë më tepër. Vëmendja e partnerit/es është një nga më kryesoret që doni. Kjo sigurisht do t’ju gëzonte pa masë. Beqarët do kenë takime mbresëlënëse gjatë ditës. Financat do kenë vështirësi të mëdha.

Ujori

Duhet të bashkëpunoni me partnerin/en që ta mbushni jetën tuaj. Në mbrëmje dhurojini vetes relaks të plotë. Beqarët do tregohen të kujdesshëm dhe nuk do ju besojnë të gjitha premtimeve. Kujdes me financat, mos shpenzoni shumë.

Peshqit

Sot do të merrni informacione të vlefshme për biznesin tuaj. Mos harroni të mbani pas vetes personin tuaj të zemrës. Beqarët do realizojnë disa takime, por asgjë më shumë. Në planin financiar do keni fat më shumë se kurrë më parë./b.l/noa.al/

EKSKLUZIVE/ Horoskopi i Majit 2016, kush janë ditët më të mira për paratë, dashurinë, karrierën…

Horoskopi i muajit Maj 2016 nga astrologjia e famshme Tracy Allen

HOROSKOPI DITE PAS DITE

Horoskopi kinez, 2016-ta është viti i majmunit

Çiftet ideale sipas shenjave të horoskopit

Faktori tërheqës i juaj sipas shenjës suaj së horoskopit

Horoskopi special i vitit 2016 për dashurinë

Horoskopi i plotë i vitit 2016 për të 12 shenjat

Shenjat e horoskopit më me fat për vitin 2016

Dhuratat e duhura sipas shenjës suaj të horoskopit

Çfarë kërkon çdo shenjë e horoskopit në një lidhje Zbuloni frikën tuaj më të madhe bazuar te shenja e horoskopit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd