
Kosovë, 16 maj 2016, NOA.al – Ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë një vizite të zhvilluar sot në Kosovë, u takua me presidentin Hashim Thaçi.
Sipas njoftimit nga zyra e shtypit, Thaçi dhe Ahmetaj biseduan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, sidomos në lehtësimin e të bërit biznes dhe në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare.
“Marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve duhet të forcohen edhe më tej përmes bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Një bashkëpunim i tillë do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik në të dy vendet tona”, ka theksuar presidenti Thaçi.
Ai shtoi se ka rritje të shkëmbimeve tregtare, por ato ende nuk janë në nivelin e dëshiruar. Sipas tyre, Kosova e Shqipëria gjithnjë kanë shfaqur gatishmëri për t’i tejkaluar vështirësitë tregtare.
Ahmetaj tha se në kuadër të përpjekjeve për të dinamizuar bashkëpunimin, edhe sot do të mbahet një tryezë e përbashkët, që në fokus ka dialogun ndërshtetëror dhe të bërit biznes, me theks të veçantë në sfidat e qasjes në tregjet tona./b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





