Transmetuar më 16-05-2016, 14:21

Sigurisht, çdo mashkull do ti vërente me kujdes “detajet” femërore. Ka disa veçori që meshkujt i vërejnë menjëherë tek një femër gjatë marrëdhënies seksuale. Por për shkak se ata duan të duket gjithnjë si gjinia e fortë dhe që nuk u bëjnë përshtypje shumë gjëra, preferojnë ta mbajnë të fshehtë vëmendjen që u kushtojnë disa gjërave të vogla te femrat.

Mënyrën se si e lëvizni trupin

Meshkujt nuk ndihen shumë të eksituar kur ju gjithmonë qëndroni të ngurta. Ata do të mendojnë që keni ndonjë problem personal, ose thjesht nuk dëshironi të bëni seks me të. Mirëpo, nëse jeni e dalldisur dhe energjike, ai vetëm sa do të eksitohet më shumë.

Sytë

Sigurohuni që sytë tuaj nuk janë duke i treguar mashkullit diçka që ata nuk dëshirojnë ta dinë. Jeni të dy lakuriq dhe e shikoni atë poshtë me dyshime? Mos e bëni më këtë.

Frymëmarrja

Meshkujt e dallojnë nëse jeni e eksituar edhe nga frymëmarrja. Nëse jeni duke marrë frymë më rëndë apo zëri juaj është më i thellë, ata do ta dinë nëse vërtetë jeni e eksituar, shkruan gazeta Blic. Prandaj, lini ata të ndjejnë frymëmarrjen te qafa e tyre duke i pëshpëritur diçka seksi në vesh.

Kur jeni depiluar së fundmi apo keni veshur të brendshme të shtrenjta

Këto gjëra tregojnë se keni qenë duke menduar për seks, dhe meshkujve ju pëlqen kjo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd