





Skenë e trishtë dhe fjalë që prekin zemrën, të shprehura nga dhimbja dhe mungesa e fuqisë për të dhënë zgjidhje.
Kirsty Keep është një vajzë e bukur dhe tërheqëse 23- vjeçare. Para 11 vitesh, vajza angleze nga Maidstone, nisi të kishte simptoma lodhje, këputje dhe dhimbje kronike, direkt pas pickimit nga një insekt misterioz.
Dalëngadalë jeta e saj u kthye në një ferr të vërtetë, pasi ajo u përkeqësua dhe mjekët nuk arrijnë dot të gjejnë zgjidhje.
Situata është rënduar aq shumë, sa që nëna e saj thotë se e bija i kërkon çdo ditë që të vdesë, për t’iu dhënë fund vuajtjeve të saj, shkruan noa.al.
Ajo dëshiron që t’i japë fund jetës përmes eutanazisë në një qendër të specializuar në Zvicër, por për nënën e saj Theresa, kjo është një kërkesë e papranueshme.
Ajo dëshiron që ta çojë në një qendër në Gjermani, për të bërë vizita më të thelluara. Theresa e dëshpëruar, donte të ndante me të gjithë dhimbjen për të bijën, duke e filmuar në shtratin e spitalit ku ndodhet e shtruar, ndërsa qëndron e lidhur me oksigjen. Ajo kërkon ndihmë me shpresë se do gjendet zgjidhja e vuajtjeve të së bijës./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





