
Bulqizë, 16 maj 2016, NOA.al- Dy adoleshentë janë vënë në prangat e policisë së Bulqizës të akuzuar për vjedhje.
I.Xh., 17 vjeç dhe K.V., 15 vjeç, banues në Bulqizë u vunë në pranga ditën e djeshme, pasi në lagjen “Gjeologu”, Bulqizë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në automjetin tip “BMW”, në pronësi të Z.D., kanë vjedhur disa sende që ndodheshin në automjet.
Ata akuzohen se kanë shtyrë dhe të miturin E.Xh., 13 vjeç që të marrë pjesë në vjedhje.
Ndaj të ndaluarve vijojnë ende hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Dibrës për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim", dhe “Shtyrja e të miturve në krim”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





