Transmetuar më 16-05-2016, 07:16

Caitlyn Jenner ka ndryshuar mendje? Transeksuali më i famshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se po tërhiqet nga zgjedhja për t’u kthyer femër.

“Ekziston mundësia që në vitet e ardhshme të bëjë hap mbrapa lidhur me ndryshimin e gjinisë”, pretendon autori i një libri të ri lidhur me klanin Kardashian.

Ian Halperin, autor i “Kardashian Dynasty: The Controversial Rise of Americàs Royal Family”, tha për sajtin ‘The Wrap’, se burime të shumta i kanë konfirmuar se Caitlyn nuk është i lumtur me zgjedhjen e bërë.

“Një burim më tha se ndjen keqardhje për ndryshimin e gjinisë dhe mund të kthehet në Bruce Jenner”, tha Halperin, shkruan noa.al.

Ndërkohë një zëdhënës i Cailtlyn, deklaroi për “Daily News”, se nuk ja vlen të komentohen gjëra të tilla.

Megjithatë sipas Halperin, një nga arsyet pse Jenner, i martuar tre herë në të kaluarën dhe baba i gjashtë fëmijëve, mund të kthehet në mashkull, është se e tërheqin sërish femrat.

Verën e kaluar mori çmimin e kurajës “Arthur Ashe”, për rolin e tij në çuarjen përpara të drejtave të transeksualëve në Amerikë./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd