
Rektori i një universiteti në Tajlandë është detyruar të ripërsërisë provimin për rreth 3 mijë studentë, të cilët gjatë provimeve kanë kopjuar nëpërmjet “smart watch” dhe syzeve hi-tech, me mikrokamera.
Rektori Arthit Ourairat, ka publikuar në profilin e tij në Facebook foto të syzeve dhe orëve smart të përdorur nga disa studentë për të kopjuar në konkursin e pranimit në mjekësi.
“Ky është sistemi i kopjimit më i sofistikuar që kam parë”, ka shkruar Ourairat. Studentët që janë kapur janë tre, po për shkak të tyre 3 mijë kandidatë të fakultetit të Mjekësisë duhet të bëjnë sërish provimin. Megjithatë ky rast tajlandez nuk është rast i izoluar./f.g/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





