Transmetuar më 15-05-2016, 15:41

Moti po luan me ne. Ndërsa po presim që të na "përkëdheli" dielli, duket se deri në mesin e javës që vjen do të ketë reshje shiu. Kështu që mos e hiqni çadrën nga çanta.
Vendi ynë do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët e lokale.
Më të dukshme në zonat veriore dhe veriperëndimore të vendit. Herë pas here do të ketë edhe intervale me kthjellime.
Pjesa e dytë ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë ultësirën perëndimore ndërsa në zonat veriore dhe veriperëndimore do të ketë reshje të izoluara shiu. Temperaturat megjithatë do të jenë mesatare./f.g/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





