Transmetuar më 15-05-2016, 14:58

Administrata amerikane dhe gjigantët e internetit kanë rritur përpjekjet për të bllokuar propagandën e grupit Shteti Islamik (ISIS) në internet dhe në rrjetet sociale, por rezultatet mbeten të vështira për t’u matur.

Që prej fillimit të tij, grupi ISIS përdor internetin për të rekrutuar luftëtarë për kalifatin e tij në Irak dhe Siri, apo të nxisë individët kudo në botë që të kryejnë atentate.

Për ti bllokuar, administrata amerikane ka marrë mbështetjen e rrjeteve të mëdha sociale si “Twitter” dhe “Facbook”, që kanë rritur numrin e profileve të mbyllura të përdorura nga xhihadistët./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd