Transmetuar më 15-05-2016, 13:08

Vajza e vidoes së skandalit seksual ku u përfshi kryebashkiaku i Dibrës rrëfehet mbi arsyet pse e filmoi. Karahas saj edhe familja e vajzës 20-vjeçare që shfaqet në videon e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili thotë se nuk ka asnjë hakmarrje pas publikimit të këtij skandali.

Duke folur për “News 24”, familjarët e vajzës thonë se kanë marrë kërcënime dhe fyerje pas publikimit të videos.

“Shukri Xhelili nuk më ka hequr nga puna”, thotë nëna e vajzës.

Ndërsa vetë 20-vjeçarja shprehet se ka marrë kërcënime nga njerëz që i njeh.

“Videon e bëra se ndihesha nën presionin e kryetarit. Nuk ka pasur arsye politike dhe as përfitim me para. Nuk jam penduar. Dua të largohem nga Shqipëria”, është shprehur 20-vjeçarja A.A.

Nëna e vajzës deklaron se Shukri Xhelili i kërkonte shpesh vajzës takime. Ajo tregon se ka qenë ajo që i ka kërkuar punë për vajzën kryebashkiakut, përmes gruas së tij, ndërsa e akuzon Xhelilin se ka shfrytëzuar momentin. Më tej ajo shton se ndihen të rrezikuar si familje dhe se nuk dalin dot në rrugë.

"Ju lutem shumë shteti të më ndihmojë. Kam frikë për fëmijët e mi", deklaron gruaja.

Nga ana e tij kryefamiljari thotë se bashkë me tre fëmijët janë mbyllur në shtëpi.

“Vajza është shumë sëmurë, është në depresion dhe ne nuk dalim në shtëpia. Videon vajza e bëri se prej kohësh Shukriu e ka përndjekur rëndë. Vajza nuk ka marrë asnjë kacidhe për videon. Kryebashkiaku na ka kërcënuar dhe ia nxirë jetën vajzës. Shukri Xhelili meriton përgjigje sipas Kanunit, por nuk dua t’i lë fëmijët jetim”, tregon babai i vajzës, A.A.

Skandali seksual i kryebashkiakut, merret në mbrojtje 20-vjeçarja

Video-skandali seksual, flet Shukri Xhelili: Sulm i pastër politik

Seks për vendin e punës, Qeveria shkarkon kryebashkiakun Xhelili

Videoskandali i kryetari të bashkisë, PD: Dëshmi se ku është zhytur shteti i Edi Ramës

Seks me 20-vjeçaren për një vend pune, nesër shkarkohet kryebashkiaku

Kryebashkiaku i Peshkopisë i kërkon seks 20-vjeçares për një vend pune |VIDEO

Skandali seksual, shoqërohet në polici ish- kryebashkiaku Shukri Xhelili

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd