Transmetuar më 15-05-2016, 11:26

Vera tashmë është në prag dhe me afrimin e ditëve të nxehta shtohet ankthi dhe stresi i provimit të rrobave të banjës.

Secili përgatitet në mënyrën e tij, për ta përballuar me sukses, duke praktikuar gjimnastikë, dietë, kremra magjikë etj., me shpresën për të zhdukur kilet e tepërta.

Beqarët duket se kanë një “recetë çudibërëse” për të humbur peshë dhe për t’u rikthyer në formë: dietën e seksit.

Është kjo ajo që është zbuluar nga një sondazh i “Speed Date”, agjencia italiane e specializuar për eventet e beqarëve, duke pyetur 1000 personave të regjistruar.

Fakti që seksi është një mënyrë e mirë për të humbur peshë është i ditur, por cilët janë disa nga ushqimet që ata që janë vetëm zgjedhin për ta bërë edhe më të nxehtë raportin intim?

Në vendin e parë me 43% të preferencave, gjendet praktika e  “body sushi”. Femra vëhet një pjatancë njerëzore, në të cilën mund të shijohen ushqime të ndryshme, shkruan noa.al.

Në vendin e dytë janë luleshtrydhet me pana, që mund të shijohen shumë mirë në trupin e partnerit. Ky variant pëlqehej nga 21% e të regjistruarve.

Në vendin e tretë me 19% të preferencave, ishte shampanja e pirë direkt në trupin e partneres, që për shumë meshkuj stimulon pansionin.

Ndërkohë 17% pëlqenin çokollatën dhe përhapjen e saj në trupin e partnerit në mënyrë që të shijohet me më shumë shije./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd