Transmetuar më 15-05-2016, 10:30

Sarandë, 15 maj 2016, NOA.al- Zbulohen në një fshatrat e Sarandës, mijëra bimë narkotike.

Gjatë një operacioni të zhvilluar ditën e djeshme janë zbuluar dhe asgjësuar rreth 9841 rrënjë bimë narkotike të llojit Canabis sattiva.

Në fshatin Ninat të Bashkisë Konispol, janë asgjësuar 5841 rrënjë bimë narkotike, prej të cilave 4023 rrënjë ishin të mbjella në kubikë, me lartësi deri në 5 cm dhe 1818 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi 5- 9 cm.

Ndërkohë në fshatin Livadhja, janë gjetur dhe asgjësuar 4000 rrënjë bimë narkotike Cannabis sattiva, të mbjella në vendin e quajtur “Kalaja e Ali Pashës”, prej të cilave 2000 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi deri në 15 cm dhe 2000 rrënjë të tjera të mbjella nëpër kubikë, me lartësi deri në 5 cm.

Lidhur me këto raste vijon puna për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd