Transmetuar më 14-05-2016, 19:45

Bayern Munchen mori sot trofeun e fituar një javë më parë. Skuadra e Pep Guardiola mundi Hannover me rezultatin 3 – 1 duke e mbyllur kampionatin me sukses dhe 10 pikë i shkëputur nga rivali më i afërt Borussia Dortmund. Së bashku me titullin e 26 kampion u vendos edhe shënuesi më i mirë për këtë sezon.

Robert Lewandowski e mbylli me 30 gola të realizuar, duke u bërë i pari që shënon kaq shumë pas gati 40 vitesh.

Një tjetër sukses i Bayern në Gjermani, ndërsa më 21 Maj në Berlin duhet të luajë edhe finalen e Kupës së Gjermanisë me Borussia Dortmund.

Sezonin e ardhshëm do të ketë ndryshime, pasi në stol do të jetë Carlo Ancelotti, i cili do të zëvendësojë Pep Guadriola./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd