Transmetuar më 14-05-2016, 19:10

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka martuar vajzën e tij më të vogël Sumeyye. Ajo ka vënë kurorë me biznesmenin e njohur në Turqi Seluck Bayrajtar.

Mediat turke shkruajnë se ceremonia e madhe është mbajtur të premten në mbrëmje dhe në të kanë qenë të ftuar edhe figura politike nga rajoni. Mes të ftuarve ka qenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ceremonia është mbajtur në masa të larta sigurie. Erdogani dhe gruaja e tij Emine kanë 4 fëmijë, dy djem të quajtur Burak dhe Bilal, si dhe dy vajza të quajtura Esra dhe Summeyye./noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd