Transmetuar më 14-05-2016, 18:41

Një sherr masiv ku janë përfshirë rreth 200 persona është verifikuar në varrezat Khovanskoje, në jug-perëndim të Moskës.
Për pasojë, të paktën 2 persona kanë humbur jetën, bën të ditur Ministria e Brendshme ruse, sipas të cilës lidhur me ngjarjen janë arrestuar mbi 50 vetë.
Sipas një zëdhënëseje të policisë, viktimat humbën jetën pasi u shtypën nga njerëzit që po përpiqeshin të largoheshin nga vendngjarja me vrap.
Autoritetet sqaruan se në përleshje e sipër ka patur të shtëna, por deri tani nuk rezulton askush të jetë lënduar me armë zjarri. /f.g/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





