Transmetuar më 14-05-2016, 17:36

Reagimi për 3 sekonda i tij, shpëtoi disa njerëz që përplasja e ternit me një kamion mund të ishte fatale. Kjo video tregon një makinist treni në Poloni, që falë ndërhyrjes së tij, duke iu kërkuar udhëtarëve të ulen poshtë, bën një punë të madhe.

Makinisti në fjalë është konsideruar si hero, pasi i ndihmoi pasagjerët t’u shpëtonin plagëve dhe tronditjes së përplasjes.

Makinisti kishte në dispozicion vetëm tre sekonda për të paralajmëruar pasagjerët. Në video shfaqet moment kur treni përplaset me kamionin e bllokuar në shina, përplasje nga e cila nuk pati të lënduar./f.g/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd