Transmetuar më 14-05-2016, 15:26

Ishte prej kohësh nën vëzhgim nga autoritetet italiane. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin shqiptar të arrestuar nga policia italiane në Torino.
Saimir Serjani është kapur duke lëvizur me makinën e tij “Peugeot 3007”. Gjatë kontrollit të automjetit i janë gjetur 600 gr kokainë.
Ndërkohë në banesën e tij 36-vjeçari shqiptar kishte 108 850 euro, një makinë numërim të kartëmonedhave, karta telefoni si dhe materiale të tjera.
Policia gjithashtu ka sekuestruar edhe dy automjete të tjera të shqiptarit: një “Audi A5 3.0 TDI” dhe një “Smart Fortwo”./f.g/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





