





Algen Nikolla, ish pjesëmarrës në “Big Brother Albania”, shpeshherë ka qenë pjesëmarrës në evente shumë të rëndësishme ose në festa të ndryshme ku marrin pjesë edhe personazhe të njohur në botë.
Idhujt që ne shohim nga ekrani, Algeni i takon nga afër, i ka miq dhe bëhet pjesë e festave të tyre private. Një ndër eventet më të rëndësishme është edhe Festivali i Kanës, në të cilin Algeni merr pjesë prej disa vitesh tashmë, shkruan express.
Ai ka postuar në rrjetet sociale foto në të cilat është i shoqëruar nga VIP-a. Ndër mikeshat më të afërta të tij është edhe Eva Longoria. Mëngjesi i ka gjetur bashkë dy miqtë, duke qenë se Eva ndodhet në Kanë dhe nuk mund të mungonte fotoja e përvitshme me Algenin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





