Transmetuar më 14-05-2016, 12:09



Manchester United ka rikthyer interesimin për mbrojtësin e PSG-së, Marquinhos.
Mediat angleze shkruajnë se klubi nga “Old Traffordi” ka kthyer vëmendjen tek Marquinhos pasi Mats Hummels ka vendosur t’i bashkohet Bayern Munich, transmeton KosovaPress.
Sipas mediave, transferimi i brazilianit do të mund të realizohej vetëm nëse Jose Mourinho do të marr timonin e “Djajve të Kuq”.
Manchester United është duke kërkuar edhe mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane, i cili është duke menduar largimin nga Madridi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





