Transmetuar më 14-05-2016, 11:03

Moderatorja Neda Karafili pati një “debat të vogël” me kreun e Bashkisë Erion Veliaj, gjatë ceremonisë ku u prezantua strategjia për mbrojtjen sociale.

Ajo i kujtoi Veliajt se djali i saj ende nuk e kishte marrë bonusin e bebeve. Por kryebashkiaku u shfajësua duke thënë se Bashkia drejtohej nga Basha në kohën kur fëmija ishte lindur.

Veliaj– Nedës: Më vjen mirë që takohemi, herën e fundit që u pamë ishte kur të martova me burrin tënd.

Neda: Më vjen mirë që më keni celebruar, por bebja ime akoma nuk i ka marrë lekët e Bashkisë.

Veliaj: Kur erdhe në celebrim erdhe me beben e lindur, që do të thotë ishe me buxhetin e dikujt tjetër.

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd