Transmetuar më 14-05-2016, 09:20

Pas lidhjeve të tij të mëparshme me modele si Naomi Campbell, Gisele Bundchen e Bar Rafaeli, kohët e fundit Leonardo DiCaprio duket se është fiksuar me modelet bionde.

Sipas "Daily Mail", polakja Ela Kawalec duket se është e dashura e re e aktorit tashmë 41 vjeçar.

Fituesi i çmimit “Oscar” dhe modelja polake janë fotografuar së bashku në Nju Jork ditën e enjte pas një feste një natë më parë.

Më herët gjatë ditës, Leo ishte duke bërë shëtitje me një mikun e tij, ku u pa i veshur casual me xhinse dhe xhiboks sportiv gri, ndërsa nuk mungonin edhe syzet e diellit./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd