Transmetuar më 14-05-2016, 07:34

Incidentet s’kanë të sosur në Festivalin e Kanës dhe këtë herë në qendër të vëmendjes ka qenë çifti George dhe Amal Clooney.

Ajo dukej mjaft e bukur dhe elegante në Festivalin e 69 të Filmit në Kanë ku shoqëronte bashkëshortin e saj George Clooney.

Filmi i ardhshëm i tij i cili u shfaq gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë, ishte edhe shkaku për pjesëmarrjen e çiftit në këtë event të madh.

Hyrja e George Clooney, 55 vjeç, dhe gruas së tij Amal, 38-vjeçe në tapetin e kuq ishte madhështore, por kjo gjë nuk zgjati shumë pasi Amal pati një incident të vogël me fustanin e saj.

Ndërkohë që çifti po hynte në event, Amal u pengua me fustanin e saj i cili zbuloi shumë nga trupi i gjatë i avokates seksi.

Edhe pse George u përpoq të mos binte në sy, situata ishte me të vërtetë qesharake, por ai ndihmoi bashkëshorten e tij në rregullimin e fustanit dhe i dhuroi asaj një shikim romantik.

Ndërkohë që çifti joshës u përshëndetën ngrohtësisht më pas me të ftuarit e tjerë./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd