Transmetuar më 13-05-2016, 22:55

Edhe kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, e ka uruar pranimin e Kosovës në FIFA.

Ai ka postuar në Instagram një foto të flamurit të Kosovës, duke i bashkangjitur edhe një pjesë të tekstit.

“Kosova anëtare më e re në FIFA. Urime, urime, urime. Tani që jemi të barabartë dhe të mosvarur, shpresoj të kemi zhvillim, suksese dhe sa më shpejt të jetë e mundur një të ardhme mbarëkombëtare. Jemi një”, shkroi Cana.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd