Transmetuar më 13-05-2016, 22:47

Tiranë, 13 maj 2016, NOA.al – Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas arratisjes së Klement Balilit, duke u shprehur se Rama dhe Tahiri me lojën e tyre i dhanë kohë për tu arratisur.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Basha theksoi se për 3 ditë me radhë Tahiri u mundua të bindte qytetarët se Balilaj është i pafajshëm, edhe pse CNN e cilësonte si “Eskobari i Ballkanit”.

Ndërkohë ka publikuar dhe një fotomontazh të Kryeministrit Edi Rama me personat e përdorur për vepra penale kohët e fundit.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

“Me bekimin e ministrit të brendshëm dhe nën mbrojtjen e policisë Klement Balilaj prej dy ditësh është arratisur dhe nuk gjendet. Kjo nuk është rastësi por shërbimi i fundit pas lehtësirave për trafikun e drogës që Saimir Tahiri i bëri Klement Balilajt. Për 3 ditë me radhë Tahiri u mundua të bindte qytetarët se Klement Balilaj ortak në trafikun e drogës i vëllezërve Habilaj kushërinj të ministrit të brendshëm është i pafajshëm edhe pse CNN e cilësonte si Eskobari i Ballkanit. Dhe pikërisht arratisja e tij vjen pas pamundësisë se Saimir Tahirit për ti pastruar dosjen sepse hetimi është kryer nga DEA amerikane dhe policia greke.

Loja me ka kërkesë, s’ka kërkesë, ka dosje s’ka dosje është në hetim nuk është në hetim, është i PS është i LSI, nuk është gjë tjetër veçse dhënie kohe Klement Balilaj për të kryer pikërisht këtë akt, arratisjen. Qeverisja e inkriminuar dhe e korruptuar në çdo ind e Edi Ramës, e mbushur me oligarkë e banditë, nxori në pak ditë të gjithë tiparet:

Kokëdhima që rrëmbente para edhe nga azili i pleqve në Fier u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese si zhvatës i paligjshëm, Ervin Elvis Roshi, modeli i Ramës për pushtetin vendor, humbi kujtesën pse e kanë dëbuar nga Mynihu, Shullazi të cilit po i zbulohen çdo ditë krimet dhe skemat e Tahirit për ta shpëtuar, Tahiri i dekoratave i kapur në lidhje të reja kriminale, Balili, drejtori i transportit që është transportuesi më i madh i drogës në Ballkan, Mimi që habiti gjermanët me pazaret e luksit me eskortë, dhe për ti dhënë ngjyrën e fundit mozaikut rilindas, u shfaq Shukri perversi duke dhënë vendet e punës në shtrat.

Me Ramën e rreth tij ka shumë të tjerë të krimbur në krime, tendera dhe degjenerim, sepse peshku ka kohë që është qelbur dhe është qelbur nga koka në Surrel. Shqiptarët e shohin çdo ditë, korrupsionin e oligarkëve, babëzinë e tyre për luks dhe rënien në perversitet, ndërkohë që populli bie çdo ditë e më shumë në mjerim e varfëri, dhe i duhet të paguajë në çdo formë që i kërkohet për një vend pune. Kjo pra është fotoja e orëve të fundit e bandës që sundon vendin me në krye Edi Ramën. ‪#‎Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”.

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd