




Vajza 20-vjeçare e cila regjistroi kreun e Bashkisë së Peshkopisë është rrëfyer sot në polici se Shukri Xhelili nuk e kishte detyruar për të kryer marrëdhënie seksuale dhe se videon e kishte vendosur që ta bënte publike për qejf.
“Nuk ka pasur asnjë shtrëngim për seks. Jam ofruar vetë pranë televizionit për të bërë filmimin e fshehtë. Videon vendosa ta bëj publike për qejf”, ka deklaruar ajo.
Vajza e quajtur A.A., me origjinë nga një qytet i qarkut të Dibër, ishte punësuar më herët në qendrën e Kulturës në Peshkopi, vend që i premtohet nga Xhelili në videoskandal.
Më herët, ish-kryebashkiaku i Peshkopisë ka pranuar në polici se e njihte vajzën prej një viti dhe sipas tij ai është provokuar disa herë nga ajo.
Xhelili e ka quajtur inskenim videon, ndërkohë që është pyetur në pani të avokatit të tij.
“E njoh vajzën prej një viti, ka 3 muaj e punësuar. Ngjarja është inskenim. Vajza më ka provokuar disa herë. Ka ardhur disa herë në zyrën time”, ka dëshmuar në polici Xhelili.
Megjithatë, Xhelili do të procedohet në gjendje të lirë me akuzën “marrëdhënie seksuale, duke shpërdoruar detyrën”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorim detyre”.
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





