
Rreth 440 punonjës policie janë angazhuar për të garantuar rendin gjatë zhvillimit të ndeshjes të futbollit Skënderbeu-Partizani që do luhet sot në orën 19.00.
Mësohet se 320 janë punonjës policie nga strukturat e policisë që operojnë në qarkun e Korçës dhe 120 janë të FNSH-s së Tiranës.
Gjithashtu edhe lokalet rreth stadiumit do jenë të mbyllura deri në përfundim të aktivitetit. Janë rritur patrullimet në qytet me qëllim mbajtjen në kontroll të dy tifozerive.
Janë marrë masa edhe për shoqërimin e skuadrave, të arbitrave si dhe të tifozëve të skuadrës mike.
Nga ana e saj Policia e Korçës iu bën thirrje të dy tifozërive që të tregojnë qytetari e të kontribuojnë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti futbollistik, pasi është e vendosur për të ndëshkuar cilindo që do tentojë të prish rendin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit./b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





