Transmetuar më 13-05-2016, 17:22

Para disa ditësh 17 persona, 11 grekë dhe 6 shqiptarë, pjesë e një rrjeti të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës u arrestuan në një operacion të koordinuar të udhëhequr nga Greqia dhe i mbështetur nga Belgjika dhe Europol.

Rrjeti ishte përqendruar kryesisht në Greqi dhe dyshohet se kanë fituar qindra miliona euro nga trafiku me anije i lëndëve narkotike në disa vende europiane. Sasi të mëdha kanabisi dhe kokaine janë dërguar nga kompanitë e transportit rrugor në Bullgari dhe Austri.

Siç shkruhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të “Europol”-it, nga kërkimet në shtëpitë e të dyshuarve janë sekuestruar 698 kg kanabis në vendin helen dhe 96,5 kg hashash në Belgjikë. Për pasojë janë arrestuar 15 persona, në Greqi dhe 2 në Belgjikë.

Hetimet janë ende në vazhdim dhe priten të tjera arrestime në ditët në vijim. “Europol” ka mbështetur këto hetime duke ofruar ndihmesë dhe analiza të kundërzbulimit, por edhe duke ofruar mbështetje operacionale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd