
Tiranë, 13 maj 2016, NOA.al – Studentët, të cilët gjuajtën me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama do të dalin në gjyq.
Ndaj aktivistëve të Lëvizjes për Universitetin rëndojnë akuza për “goditje për shkak të detyrës” dhe për “kundërshtim të efektivëve të policisë”.
Ata qëlluan me vezë në drejtim të kryeministrit kur ai po dilte nga një aktivitet në mjediset e universitetit, teksa këta të fundit po protestonin. Ngjarja ndodhi më 2 nëntor 2015 në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Studentët që u arrestuan pas ngjarjes ishin: Anita Lushi, Bora Mema, Klodi Hoxha, Viki Cipi, Liri Kuçi, Durim Jasharaj, Dardan Konjufca, Valton Marko.
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





