Transmetuar më 13-05-2016, 13:21

Lezhë, 13 maj 2016, NOA.al- Një sherr i nisur mes tre familjarëve në Lezhë, ka përfunduar me lëndimin e tyre.

Sandër Doçi, 63 vjeç, djali i tij Saimir Doçi, 27 vjeç dhe kushëriri i tyre, Bardhok Doçi, 40 vjeç, banues në Laç, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në banesat e tyre.

Bardhok Doçi, kushëri me Sandër Doçin ka marrë në banesë një armë gjahu teke, të cilën e posedonte me leje dhe pas ngjarjes u bllokua në cilësinë e provës materiale dhe ka kanosur babë e bir.

Më pas Sandër dhe Saimir Doçi kanë hyrë në banesën e Bardhokut duke i dëmtuar derën.

Në konflikt e sipër është bërë shkrepja e armës së gjahut në ajër. Tre personat e përfshirë në konfrontimin fizik kanë marrë dëmtime të lehta gjatë konfliktit.

Noa.al mëson se konflikti mes kushërinjve ka nisur për çështje toke dhe kapërcimit të bagëtive, për shkak se ata i kanë banesat afër.

Pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme u bë arrestimi i të treve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Kurbinit për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd