
Tiranë, 13 maj 2016, NOA.al- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon informacion për vetëdeklarimin e disa subjekteve që kanë detyrim në bazë të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon informacion për listën e plotë të zyrtarëve publik që nuk kanë depozituar deri më datë 4 maj 2016 formularët e deklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe masat që ka marrë institucioni.
Gjithashtu lidhur me ligjin e dekriminalizimit, Partia Demokratike kërkon formularët e vetëdeklarimit për 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministrin, ministrat si dhe 61 kryetarët e bashkive./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





