Transmetuar më 13-05-2016, 10:38

Tiranë, 13 maj 2016, NOA.al- “Shkarkim nga detyra për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili”.Është ky arsyetimi i dhënë nga Qeveria, në vendimin e sotëm të shkarkimit të kryebashkiakut të Dibrës, pas publikimit të një videoje ku i kërkon një vajze 20-vjeçare favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Kryebashkiaku socialist u denoncua nga një 20-vjeçare, pasi i kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, në një galeri arti.

Ai është denoncuar nga një vajzë më një video të transmetuar nga emisioni “Të paekspozuarit” në Ora News.

Denoncuesja, një 20-vjeçare, nëpërmjet telefonit, kishte lënë takim në zyrën e kryetarit për t’i kërkuar një vend pune, teksa ai, sipas saj, i kishte kërkuar favore seksuale dhe më pas ajo është bërë pjesë e “lojës” deri në filmimin në hotel./a.y/noa.al

Videoskandali i kryetari të bashkisë, PD: Dëshmi se ku është zhytur shteti i Edi Ramës

Kryebashkiaku i Peshkopisë i kërkon seks 20-vjeçares për një vend pune |VIDEO

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd