Transmetuar më 12-05-2016, 19:51

Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca me gjasë do të largohet nga Milani në fund të sezonit. Klubi i madh italian nuk ka arritur të zërë një vend që e dërgon në Ligën e Kampionëve dhe kjo e ka dëshpëruar sulmuesin.

Sipas mediave italiane e ardhmja e tij mund të jetë në kampionatin kinez ku ka dy oferta të mira. Bacca këtë edicion ka realizuar 17 gola me Milanin, ndërsa oferta më e mirë për të ka ardhur nga Ghuangzhu Everegrande e cila ka ofruar 30 milionë euro.

Milani është duke e konsideruar seriozisht shitjen e tij, ndërsa për të mbetet e interesuar edhe Bejing Gouan.

Ndërkohë që ëndrra e drejtuesve të Milanit mbetet Zlatan Ibrahimovic. Tratativat për të risjellë suedezin janë synimi i menaxherit të tij Mino Raiola. Konkurrenca është e madhe për gjigantin suedez, pasi shumë klube me emër janë në ndjekje të tij.

Por, nëse nuk arrihet dot te Zlatan, alternativa tjetër është boshnjaku Edin Dzeko. Sulmuesi me formën e tij jo të mirë duket se ka zhgënjyer drejtuesit e skuadrës së Romës, e si pasojë e kësaj transferimi i tij duket i mundshëm, duke parë dhe vlerën e ulët të kartonit  si dhe mardhëniet e mira që kanë dy drejtuesit e klubeve më njeri-tjetrin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd