Transmetuar më 12-05-2016, 15:35

Vlorë, 12 maj 2016, NOA.al – Një person i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje është arrestuar në flagrancë nga blutë e Vlorës, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg".

Mësohet se në pranga ehte vënë 28 vjeçari Luka Beqiraj, banues në lagjen 1 Maji, Vlorë, ndërsa është arrestuar pranë vendit të quajtur "Tregu i orizit" në lagjen "Lef Sallata”.

Arrestimi i tij është bërë për arsye se në vitin 2014, në një lokal në lagjen "Pavarësia" Vlorë, dyshohet se për motive të dobëta, Beqiraj ka goditur me mjete të forta duke plagosur rëndë 27 vjeçarin R.O., banues në Vlorë./b.l/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd