Transmetuar më 12-05-2016, 14:09




Mbrëmjen e sotme Eneda Tarifa do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2016, ku përveç këngës një rëndësi të veçantë ka edhe paraqitja e jashtme dhe performanca.
Tarifa mbrëmë është shfaqur me një pamje të re, pasi ka prerë flokët dhe duket se i shkojnë shumë me fustanin e saj ngjyrë ari, i cili është realizuar nga Bora Kokëdhima.
Këngëtarja shqiptare Eneda Tarifa, do të përfaqësojë Shqipërinë sot me këngën “Fairytale”.
Sot është nata e dytë gjysmëfinale, ku Tarifa do të këndojë e 17-ta. Ajo do të mundohet të bindë sonte publikun europian që të votojë këngën e saj për të kaluar në finalen e festivalit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





