Transmetuar më 12-05-2016, 13:30

Ajo ndodhet në periudhën e fundit të shtatzënisë, në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë dhe po e shijon maksimalisht pritjen e ëmbël.

Ndërsa tregon vazhdimisht ecurinë e shtatzënisë, këngëtarja Vesa Luma, ka vendosur që ta tregojë zbuluar barkun e rrumbullakosur.

Ajo feston sot ditëlindjen dhe me këtë rast ka publikuar një foto të sajën, bashkëngjitur së cilës shkruan, “Duke festuar ditëlindjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Me ndjesinë më të mirë të të gjitha kohërave. 2 në 1”. Vesa u martua vjeshtën e kaluar me reperin Big Basta, pas një lidhje disa vjeçare mes tyre./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd