


Durrës, 12 maj 2016, NOA.al- Policia e Durrësit thotë se ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, duke vënë në pranga një punonjës të Policisë Bashkake të Shijakut.
Gjatë mëngjesit të sotëm u bë ndalimi i 43- vjeçarit Shpend Lima, punonjës i Policisë Bashkiake Shijak, pasi në lagjen Nr. 13, Durrës, në orët e para të mëngjesit, gjatë kontrollit fizik, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Makarov” dhe gjashtë fishekë.
Efektivët e policisë e kanë mbajtur nën mbikqyrje Limën, me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të rëndë kriminale pasi, më 15 mars, ishte konfliktuar me një person ku kishte mbetur i plagosur.
Lima u plagos mbrëmjen e 15 marsit, teksa u qëllua me pistoletë në gjymtyrë.
Dyshohet se plagosja e tij ka të bëjë me ngacmimin e një vajze në Shijak, pasi prej disa kohësh Lima jetonte i ndarë nga e shoqja.
Ndalimi i tij ditën e sotme u bë nën akuzën e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./a.y/noa.al Zbardhet motivi i plagosjes në Shijak, shoqërohet i dyshuari kryesor
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





