
Tiranë, 12 maj 2016, NOA.al- Partia Demokratike thotë se rënia e shtetit ligjor në Shqipëri dhe triumfi i mafies me mbështetje qeveritare është sot kryelajmi i CNN dhe mediave të tjera rajonale dhe botërore.
Në një deklaratë të sotme, PD deklaron se prej më shumë se 24 orësh i shpalluri në kërkim ndërkombëtar për narkotrafik, Klement Balilaj, nuk arrestohet por i bën karshillëk ligjit nga zyrat shtetërore të drejtorisë së Transporteve në Sarandë.
“Nëse Klement Balilaj nuk do të kishte mbrojtjen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe shefit të tij Edi Rama a mund të ndodhte kjo? Sipas CNN, policisë greke, vetë policia shqiptare i është justifikuar se “në Shqipëri nuk mund ta prekim sepse ky person ka lidhje me politikanë të nivelit të lartë”, thuhet në qëndrimin e PD.
Në vijim kërkohet largimi i ministrit Tahiri një orë e më parë dhe vënia e tij para drejtësisë, duke u cilësuar si garantuesi dhe mbrojtësi i bandave të trafikut ndërkombëtar të drogës, gjobëvënësve, kriminelëve dhe njeriu që ka kriminalizuar Policinë e Shtetit.
Në mbyllje nënvizohet se çlirimi i vërtetë i Shqipërisë nga krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i bërë njësh me krimin vjen vetëm me largimin e kësaj qeverie./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
PD: U faktua mbrojtja e Balilajt, Tahiri: Në SHQUP nuk ka kufi mediokriteti
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





