
Berat, 12 maj 2016, NOA.al- Një djalë i ri nga Berati është vënë në prangat e policisë pas dhunës së ushtruar ndaj gjyshit të tij.
Romeo Dardha, 31 vjeç, banues në Berat u ndalua ditën e djeshme, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshit të tij, babait të nënës F.S., 83 vjeç, banues në Berat.
Noa.al mëson se gjithçka ka ndodhur pas një sherri për motive ekonomike, pasi i riu ka shkuar në shtëpinë e gjyshërve për t’u kërkuar para.
Të moshuarit e kanë refuzuar kërkesën e nipit duke mos i dhënë shumën që kërkonte, çka ka sjellë reagimin e ashpër të tij.
Pas debateve me fjalë, Dardha ka ngritur dorë mbi të moshuarin, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
83- vjeçari bëri denoncim në polici duke çuar në arrestimin e nipit, nën akuzën e dhunës në familje./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





