Transmetuar më 11-05-2016, 20:14

Durrës, 11 maj 2016, NOA.al –Një 30-vjeçar ka mbetur viktimë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në qytetin e Durrësit. I riu me inicialet J.R ishte duke ecur në këmbë kur është përplasur nga një automjet tip “Benz”, me targa  AA 300 CY.

Në timonin e makinës ishte 21-vjeçari Fabiol Muka, i cili është ndaluar nga policia. Aksidenti ka ndodhur në lagjen numër 17 të qytetit bregdetar. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./f.g/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd