Transmetuar më 11-05-2016, 17:18

Është dorëzuar gjatë ditës së djeshme dosja për ekstradimin e Arben Frrokut nga Holanda në drejtim të Shqipërisë.

Për ekstradimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Holanda kërkoi dosjen e Frrokut për të nisur më pas procedurat.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Amsterdamit konfirmoi se masa e mëparshme e sigurisë për Frrokun skadoi më 9 maj.

Ndërkohë dje, Frroku doli para gjykatës e cila dha për të masën e sigurisë arrest me burg.

Arben Frroku është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj.

47-vjeçari u shpall në kërkim në Shqipëri në korrik 2015, pasi gjykata e Apelit e shpalli fajtor për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj në shkurt 2013.

Frroku arriti të arratisej për shkak se tre muaj më herët, Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda e kishte shpallur të pafajshëm.

Arratisja 9-mujore e Frrokut përfundoi më 9 mars në Amsterdam, ku u kap nga autoritetet holandez me pasaportë greke të falsifikuar.

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd