Transmetuar më 11-05-2016, 11:42

Tiranë, 1 maj 2016, NOA.al- Ashtu siç paralajmëroi herët në mëngjes, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga një grup qytetarësh po protestiojnë para Gjykatës së Apelit Administrativ kundër ndërtimit të pallatit 17 katësh tek diga e Liqenit, duke thirrur “Duam drejtësi”.

Ai tha se gjyqtarët që po shqyrtojnë çështjen janë të afërm me pronarët e firmës së ndërtimit, duke kërkuar ndryshimin e tyre.

Veliaj tha se drejtësia ka dalë në ankand dhe se jepet për atë që ofron më shumë. Kryebashkiaku nënvizoi nevojën e realizimit të reformës në drejtësi.

Në fjalën e tij gjatë kësaj proteste kryebashkiaku Veliaj u shpreh se leja e ndërtimit të pallatit 17 është në kundërshtim me raportin e Bordit të Digave i cili e konsideron atë zonë me rrezikshmëri.

Sot jemi këtu përpara kësaj gjykate dhe këmbëngul ta them se ky nuk është kërcënim, por një premtim. Ne kemi bërë premtim publik në fushatë se ndërtimi te diga nuk do të lejohet dhe se do të respektojmë vendimin e Komitetit të Digave”, tha Veliaj.

Gjithashtu ai shtoi se ngatërrimi i projektit të këndit të lojërave me pallatin 17 katësh te diga është kriminale për vetë rrezikshmërinë që mbart për jetën dhe pronën e qytetarëve të Tiranës.

“Secili prej nesh mund të ketë opinione të ndryshme për cilësinë e gjërave por të ngatërrosh me qëllim këndin e e lojërave që është publik, është falas, është për fëmijët, me një ndërtim 220 mijë m2 me vlerë me vlerë fitimi 220 milionë euro në Digën e Liqenit të cilin Komiteti i Digave e ka shpallur të rrezikshëm si ndërtim, është me dashje të bëhesh pjesë e një aktiviteti kriminal. Kjo është diferenca mes dy projekteve”, shtoi kryebashkiaku.

Ndaj ai deklaroi se është e domosdoshme që së pari çështja të gjykohet nga një trup e paanshme gjyqësore.

“Si ka mundësi që, gjyqi i fundit i datës 2015 shqyrtohet i pari, e kalon radhën, nuk ndodh kjo për një qytetar me rrogë modeste. Por, sigurisht që një biznesmen që do të fitojë 220 milionë euro në kurriz të Tiranës kjo ndodh, nuk ndodh kjo për një pensionist, nuk ndodh kjo për një minator që do të verifikojë ditët e veta të punës, që ndoshta miniera e vet nuk ja ka mbajtur siç duhet e apelon Gjykata Administrative. Nuk ndodh kjo për një pensionist, nuk ndodh kjo për një ish-ushtarak, vendime të vogla administrative për 1 minutë nuk ndodh. Për biznesin e madh kalohet radha”, tha Veliaj.

Në vijim kërkoi nga Presidenti Bujar Nishani, ish- Kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim PD, Basha që të reagojnë lidhur me ndërtimin te diga.

Protesta vjen lidhur me seancën e sotme gjyqësore mes Bashkisë së Tiranës dhe firmës së ndërtimit, për pallatin shumëkatëshe poshtë digës së Liqenit.

Veliaj, akuzon trupën e Gjykatës së Apelit Administrativ se do të favorizojë ndërtimin 17 katësh pranë digës së liqenit artificial të Tiranës.

Pjesë e kësaj proteste u bënë edhe përfaqësues të shoqërisë civile si dhe deputetë të PS të qarkut Tiranë, anëtarë të Këshillit Bashkiak./a.y/noa.al Pallati te Liqeni, Veliaj: Protestë nëse familjarët e betonit s’hiqen nga gjykimi Vendimi për pallatin 17-katësh, Veliaj: Gjyqtarët të korruptuar

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd