Transmetuar më 11-05-2016, 10:57

Tiranë, 11 maj 2016, NOA.al- Një person në Vorë është ndaluar nga policia, pasi kishte mbjellë në një parcelë bimë narkotike.

Jakup Hoxha, 65 vjeç, u ndalua ditën e djeshme nga efektivët e policisë së Vorës, pasi dyshohet se ka përshtatur një parcelë, në të cilën u gjetën të mbjella bimë të dyshuara Canabis Sattiva, me lartësi deri në 35 cm.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës Hoxhës i’u gjetën disa fara të dyshuara si Canabis Sattiva.

Gjatë kontrollit të banesës, 65- vjeçari ka kundërshtuar veprimet e punonjësve të policisë.

Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd