
Këshilli i FIFA -s i ka rekomanduar Kongresit të 66 –të, që po mbahet në Meksikë, pranimin e Kosovës dhe Gjibraltarit si anëtaret e 210 dhe 211 të FIFA -s, duke pranuar kështu zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim.
Nëse Kosova bëhet pjesë e FIFA-s, ajo do të mund të marrë pjesë në kualifikueset e Botërorit të vitit 2018, që do të mbahen në Rusi.
Ky lajm vjen vetëm pak ditë pasi Federata Kosovare e Futbollit u bë anëtarja e 55 -të e UEFA -s, në Kongresin e mbajtur në Budapest.
Vendimi i UEFA –s i hapi kështu rrugë shqyrtimit të kërkesës së Kosovës për t’u pranuar edhe në FIFA.
Me anëtarësimin në UEFA, Kombëtarja e Kosovës do të përfshihet në eliminatoret e kampionatit të ardhshëm evropian./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





