Transmetuar më 10-05-2016, 21:21

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar në një njoftim zyrtar që shpërndau sonte nga kryeqyteti i Italisë, Romë, se nesër (e mërkurë) do të dalin në dritë fakte të reja, sipas tij tronditëse, për implikimin "e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në trafikun e drogës".

"Në Romë me përfaqësuesit më të lartë politikë mbi gjendjen e rëndë të vendit dhe të nesërmen Europiane të Shqipërisë. Nesër, fakte të reja tronditëse mbi implikimin e Tahirit dhe të emëruarve të tij në kultivimin dhe trafikun e drogës,", njofton kreu i demokratëve. /f.g/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd